More

    Kopanica vazhdon të përballet me problemin e ujit të pijshëm

    Fshati Kopanicë i Sarajit edhe pse vetëm 2 kilometra larg burimit të ujit Rashçe, dhe 15 kilometra larg qendrës së Shkupit, akoma mbetet pa ujë për pije dhe banorët e fshatit vuajnë për këtë nevojë elementare, njofton Derveni.mk. Para disa viteve një tubacion i ujësjellësit u instalua në këtë fshat, por etja e banorëve për ujë të pijshëm nuk u shua kurrë, sepse sistemi nuk po funksionon siç duhet.

    Së fundmi edhe bashkësia lokale Kopanicë ka njoftuar banorët të mos e përdorin ujin për pije sepse nuk është i kontrolluar dhe ka probleme.

    Si pushteti lokal po edhe pushteti qëndror deri më tash vetëm kanë premtuar zgjidhjen e problemit, por assesi ti realizojnë premtimet. Deri sa të gjindet zgjidhje e këtij problemi, banorët do të vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit. /Derveni.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...