More

    KONKURS , për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë Për vitin shkollor 2016/2017

    Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), nenit 54 paragrafi 3 të Ligjit për standardin e nxënësit (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15 dhe 30/16) dhe Vendimit për shpallje të Konkursit për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall

    KONKURS
    Për ndarje të 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë Për vitin shkollor 2016/2017

     

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2016/2017 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë, nga të cilat 45 (dyzetepesë) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat e mesme shtetërore në Republikën e Maqedonisë dhe 5 (pesë) bursa për nxënësit e talentuar nga shkollat e mesme private në Republikën e Maqedonisë.

    I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE
    Të drejtë bursës kanë kandidatët që mësojnë në shkollat publike dhe private të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe i plotësojnë kushtet në vijim:
    1. të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë marrë së paku dy çmime për marrje individuale të vendit të I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore nga lëmi i shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, gjegjëse me profesionin që e mëson nxënësi në shkollë të mesme (Lista e lëndëve të rëndësishme për profesionin është shtesë e këtij konkursi të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk);
    2. të jenë nxënës të rregullt të vitit të II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor të kenë fituar së paku një çmim për marrje individuale të vendit I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore nga lëmi i shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, gjegjëse me profesionin që e mëson nxënësi në shkollë të mesme (Lista e lëndëve të rëndësishme për profesionin është shtesë e këtij konkursi të publikuar në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk);
    3. të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm me kontinuitet 5,00 në arsimin e deritashëm;
    4. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimit;
    5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga institucione apo firma të tjera;
    6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
    Kriteret për ndarje të bursave janë çmimet e fituara individuale në garat ndërkombëtare apo shtetërore.
    Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga çmimet e fituara për nxënësit e vitit të I do të vlerësohen dy çmimet më të larta të fituara të ranguara, ndërsa për nxënësit prej vitit të II, III dhe IV do të vlerësohet vetëm një çmim më i lartë i ranguar i fituar.
    Për dorëzimin e dy ose më shumë çmimeve – diplomave për nxënësit e vitit të I, që janë fituar gjatë dy viteve të kaluara shkollore, gjegjësisht më shumë se një çmim-diplomë të fituar në vitin e fundit shkollor për nxënësit e vitit II, III dhe IV për fitim individual të vendit I, II ose të III në garë ndërkombëtare nga sfera e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit përkatëse për profesionin që e mëson nxënësi në arsimin e mesëm, fitohen pikë shtesë edhe atë: për çdo vend të I (parë) të fituar në gara ndërkombëtare me 3 pikë shtesë, ndërsa në gara shtetërore me 2 pikë shtesë, ër çdo vend të II (dytë) të fituar në gara ndërkombëtare me 2 pikë plotësuese, ndërsa për gara shtetërore me 1 pikë, për çdo vend të III (tretë) të fituar në gara ndërkombëtare me 1 pikë plotësuese, ndërsa në gara shtetërore 0.5 pikë.
    Për çmimet e fituara në nivel shtetëror do të pranohen vetëm çmimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës të cilët organizojnë gara për nxënësit.
    Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë mes nxënësve prej së paku dhjet shteteve të ndryshme.
    Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

    II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
    Nxënësit që paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike që është e vënë në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk, duke filluar nga 19.10.2016 deri 30.10.2016.
    Para fillimit të paraqitjes elektronike, duhet patjetër ti kompletojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga pika III të këtij Konkursi.
    Rang lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 05.12.2016 në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk.

    III. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIM TË DOKUMENTEVE
    Nxënësit, që janë paraqitur në forme elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. Sv. Kiril i Metodi nr. 54 – Shkup, nga 31.10.2016 – 18.11.2016, nga ora 09-15:30, t`i sjellin dokumentet në vijim:
    1. Listë evidentuese;
    2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2016/2017;
    3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar e suksesshme elektronike;
    4. Fotokopje të vërtetuara në noter të dëftesave për mbarim të viteve të mëparshme të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
    5. Diploma origjinale për çmime të fituara në gara ndërkombëtare ose shtetërore;
    6. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garave;
    7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë bursës apo kredie tjetër, të publikuar në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk;
    8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me të dhënat që janë dërguar në formë elektronike, të publikuar në internet portalin http:// stipendii.mon.gov.mk;
    Ministria e arsimit dhe shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në shtëpi të nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarje të bursës, me dokumentacion të nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Replikës së Maqedonisë” nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin në vijim:
    -certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
    Çmimet-diplomat ku nuk ka vend të zënë të specifikuar në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht çmime dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të zënë, çmimet-diplomat të cilat nuk janë fituar në dy vitet shkollore të kaluara për nxënësit e vitit të I, ose në vitin e kaluar tek nxënësit e viteve II, III dhe IV, nuk do të merren parasysh.
    Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:
    -i pakompletuar dhe/ose
    -i dorëzuar pas afatit.
    Kandidatët nuk do të rangohen nëse Komisioni përcakton se të dhënat të cilat janë të futura në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i shtruar.
    IV. SHUMA E BURSËS
    Shuma e bursës do të arrijë 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Municione dhe eksploziv janë gjetur në shtëpinë e një pensionisti në Kozle

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet për kryerjen...

    Tre të mitur sulmohen me mjet të fortë në autobusin urban në Shkup

    Një rast i dhunës fizike në autobusët e Shkupit është regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur...

    Ashensorët e spitalit Klinik të Tetovës projekt vetëm për 24 orë/ Pacientët u rikthehen shkallëve

    Dy ashensorët, që ishin projekti i vetëm madhor i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 100 ditët e para...

    Tentuan të vjedhin në banesat e ndërtesës së djegur në Çair, arrestohen nga policia

    Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dy persona sot janë privuar nga liria për shkak të tentimit për...