E shtunë, 10 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Kompania „Gjoka“ nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në 20 vitet e ardhsme

Kompania „Gjoka Construction“ nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike në Shkup, njofton Prizma. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar për BIRN se kjo kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun përmes një partneriteti publik-privat për 20 vitet e ardhshme.

 

 

Në shpalljen, e cila u bë më 15 nëntor, ka aplikuar vetëm „Gjika Construction“, e cila është themeluar në Tiranë në vitin 1994 dhe që nga viti 2022 ka regjistruar një degë edhe në Shkup.

 

Partneri privat duhet të ndërtoje dy garazhe në kate, të menaxhojë të gjithë parkingun e Qendrës Klinike, dhe në këmbim shteti do të marrë një përqindje prej një përqind nga të ardhurat totale vjetore. Sipas vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, investimi do t’i kushtojë koncesionarit pak më shumë se dhjetë milionë euro. Aktualisht, në Qendrën Klinike ka 800 vendparke, dhe me dy garaazhet katëshe do të shtohen edhe 800 deri në 900.

 

„Gjika Construction“ ka fituar tenderë të mëdhenj në Shqipëri. Një nga ato është ndërtimi i autostradës që do të lidhë Dibrën me Tiranën. Përveç ndërtimit, familja Gjika ka kompani të lidhura me biznesin e energjisë. Aktualisht, me parkingun e Qendrës Klinike menaxhon Ndërmarrja Publike „Parkingjet e Qytetit“.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads