E premte, 16 Maj, 2025
11 C
Skopje

Kjo është pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë euro. Pacolli ka edhe tetë vetura në vlerë rreth 1 milion euro, derisa para të gatshme nëpër banka ka rreth pesë mlionë euro.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro. Poashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro.

Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro, dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

Pasuria e ish zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding, depozitat në bankë dhe Kuvendi i Kosovës.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Kreshnik Bekteshi lëshohet në shtëpi

Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën e...

I mituri me kërcënim dhe përdorim force dhunon një fëmijë 14-vjeçar

Më datë 14.05.2025, në orën 20:00 në SPB Shkup,...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Shtetasi i Kosovës ndalohet për ryshfet në “Bllacë”, vendosi 10 euro në pasaportë

Gjatë ditë së djeshme në pikën kufitare “Bllacë” është...

Netananyahu: Nuk ka fund lufta në Gaza, por pranojmë armëpushim të përkohshëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se mund...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads