Junker – Zaev: Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapjen e bisedimeve

“Në takimin me kryetarin Zhan Klod Junker dhe komesarin Johanes Han mësuam se Komisioni Evropian në raportimin për mandatin e kaluar pesëvjeçar e ka vendosur Maqedoninë e Veriut dhe suksesin e saj në 20 arritjet më të mëdha të Bashkimit Evropian në këtë periudhë”, kumtoi kryeministri Zoran Zaev, në Bruksel, njoftonPortalb.mk.

Ai shtoi se shteti është i gatshëm për t’i filluar bisedimet, ndërkaq tani, duhet të ndërmarrin hap shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

“Njëkohësisht, hapja e bisedimeve për anëtarësimin tonë në BE është garancia e vetme për mbajtjen e stabilitetit të brendshëm, por edhe për mbajtjen e impulsit reformues në shtet, me efekte pozitive për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Zaev.

Junker gjithashtu ka thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e ardhshëm, për hapjen e bisedimeve dhe se ai do ta mbrojë vendin.

Eurokomesari Han ka theksuar se vendi i ka plotësuar të gjitha obligimet që janë kërkuar nga ajo dhe se tani është në rend Këshilli Evropian ta realizojë premtimin e vitit të kaluar dhe të konfirmojë datë për hapjen e kapitujve.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Inxhinieri nga Shkupi lanson aplikacionin e parë që përkthen Kuranin fjalë për fjalë në shqip

Metin Ferati, inxhinier softuerik nga Shkupi, së bashku me...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje lokale dhe stuhi

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Artikuj të ngjashëm