Hodhi gurë drejt helikopterit të MPB-së që po mbushte ujë, arrestohet 55-vjeçari nga Shkupi

MPB njofton se me datë 12.08.2025, në orën 18:55, zyrtarë policorë nga SPB Karposh arrestuan I.A. (55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror).

 

 

Më konkretisht, më 06.07.2025, rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri i policisë po afrohej drejt vendit ku lumi Lepenc derdhet në lumin Vardar, me qëllim të mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në rajonin e Bllaces, pilotët vunë re një person që kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të Vardarit dhe po bënte me duar. Më pas, nga persona të pranishëm në vendngjarje u informuan se ai person kishte hedhur gurë drejt avionit “Bell 412”, për shkak të çka pilotët u detyruan të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, pasi ishin vënë në rrezik të skajshëm për sigurinë e tyre, dhe kjo gjatë kryerjes së detyrave në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

 

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, I.A. u gjet dhe u arrestua, dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm