More

    Hajnat në “aksion” në kampet private në Saraj

    Rreth 40 kampe shtëpiza që ndodhen në afërsi të Liqenit të Treskës në Saraj kanë qenë cak i hajnave. Pronarët e kampeve ankohen për mungesë sigurie në këtë rajon. Ata thonë se edhe pse është rritur pagesa për shfrytëzimin e tokës për kampet nga 7500 në 12 300 denarë, autoritetet nuk kujdesen fare për objektet e tyre. Përveç mungesës së sigurisë dhe vjedhjeve të vazhdueshme, pronarët përballen edhe me papastërti të madhe për rreth objekteve.

    Këto gjëra ndodhin shumë shpesh. Shpesh ndodhin si edhe kampi im edhe të komshi ve janë dëmtuar edhe para gjashtë muajsh mi kanë vjedhur edhe kabllot e rrymës dhe siguri nuk kemi edhe pse na kanë rritur cimet pasi që kemi paguar nga 7500 denar ndërsa tash paguajmë 12 300 denar , dhe as rrymë dhe as siguri nuk kemi , rrymën na lëshojnë nga marsi deri në shtatorë ndërsa dimrit nuk kemi rrymë, këtu në mbrëmje është katastrofë me ardhur . Ka pas rroje këtu ndërsa tash nuk ka, edhe në atë kohë pa pas dëmtime ama të vogla jo si tash- tha pronari i kampit Rufki Berisha. Eksese të këtilla shumë shpesh pasi që këtu nuk ka rroje nuk ka asnjë lloj sigurie, dhe nuk më brengos aq shumë ajo që kanë marrë nga kamp shtëpiza por dëmtimet që i bëjnë vjedhësit dhe kjo flet për nivelin e huliganizmit në këtë ambient ku gravitojmë ne- u ankua Sami Bislimi, një tjetër pronar kampi.

    Nga ndërmarrja publike komunale “Liqeni Treska” në Saraj thonë se edhe përkundër ekzistimit të kontratave me pronarët e kampeve, kjo ndërmarrje nuk është përgjegjëse për sigurinë. Madje pranojnë se nuk kanë të angazhuar as roje .

    Për momentin nuk ka të punësuar asnjë roje, kemi në plan të punësojmë tre apo katër roje por nuk kemi hapur as konkurs dhe nuk e dimë se kur do të ndodh një gjë e tillë. Kemi njohuri për dëmtime të kampeve , dëmtime ka pasur edhe më herët por në kontratat me pronarët e tyre ne nuk bartim përgjegjësi për dëmtimet. Rastin e kemi paraqitur në polici dhe presim rezultate- thuhet në kumtesën e NPK-së “ Liqeni Treska”.

    Menaxhimi i parku të liqenit Treska më herët është bërë nga Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” i qytetit të Shupit , ndërsa më pas ka kaluar në kompetencë të komunës së Sarajt. Megjithatë tanimë një kohë të gjatë Liqeni i Treskës është shndërruar në një deponi mbeturinash.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Autoritetet me informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës 4 vjeç, që u shpëtua nga aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj

    Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë, Llazo Jovçeski thotë se fëmija 4 vjeç që u shpëtua nga aksidenti në...

    Policia del me detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj. Sipas njoftimit,...

    BABAI VRET DJALIN NË TETOVË

    PARA PAK ÇASTESH KA NDODHUR NJË VRASJE NË TETOVË KU BABAI KA QËLLUAR DJALIN E TIJË ME ARMË DHE...

    Aksident i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, një veturë përfudon në lum

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën që lidh fshatin Rashçe me Sarajin, sipas informacioneve...