Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” në bazë të aktiviteteve të saj programore këtë vit ka filluar me aksion për rivendosjen e toponimeve autoktone shqipe në malet e Dervenit. Sot janë vendosur disa tabela me toponime në gjuhën shqipe në Kanjonin e Matkës.

Siç njoftojnë nga shoqata malore, ky aksion do të realizohet edhe në periudhën më vazhdim duke shënuar më shumë shtigje malore dhe vende të ndryshme rekreative nëpër të gjith Dervenin, me çka do të stimulohet edhe turizmi malorë në këtë pjesë të Shkupit.

