More

    Grubi: Poliklinika e Sarajit tashmë do t‘i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se sot ka përfunduar asfaltimi i parkingut dhe zonës rreth Poliklinikës së Sarajit, përcjell TV21. Grubi thotë se objekti tashmë do t‘i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë për ta pajisur, në mënyrë që e njëjta të nis me punë.

    “Ashtu siç edhe premtuam para 5 ditëve, ja dhe përfundimi i asfaltimit të parkingut dhe zonës përreth Poliklinikës së re në Saraj nga aneksi i kontratës së nënshkruar që nuk ishte paraparë në projektin bazë. Me këtë, përfundojnë të gjitha punimet për vendosjen në funksion të Poliklinikës në Saraj, që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Tashmë objekti do t‘i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtëpisë së Shëndetit për t’i vendosur të gjitha pajisjet e siguruara”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads