More

    Grubi: Nevojitet realizimi i reformave të BE-së

    Sot, 24 janar 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, realizuan takim me deputetët francezë në Kuvendin Nacional të Francës, znj. Liljana Tangi dhe z. Zhak Mer, në shoqërim të ambasadorit të Francës në Maqedoni z. Kristian Timonie.

    Në takimin z. Grubi, duke u falënderuar për mbështetjen franceze për proceset tona eurointegruese, informoi për detyrat e kryera suksesshëm në fillim të vitit, me theks të veçantë në amendamentet e miratuara kushtetuese, me të cilat u implementua Marrëveshja e Prespës. Njëkohësisht, shfaqi shpresë se edhe pala greke do ta ratifikojë këtë marrëveshje, me ç`rast do të tejkalohet bllokada nga ana e palës greke për marrjen e datës për fillimin e negociatave. Sa i përket realizimit të reformave në sundimin e së drejtës, e të cilat i kërkon prej nesh BE-ja, informoi edhe për Ligjin e miratuar të paradokohshëm për luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, si dhe për shumë ligje nga sfera e jurisprudencës, të cilat janë në procedurë të Kuvendit. Për punën e Komisionit për Çështje Evropiane, theksoi se është për t`u përshëndetur që në Komisionin arrihet konsensus për çështjet e BE-së ndërmjet opozitës dhe partive në pushtet.

    Deputetët francezë e përshëndetën miratimin e amendamenteve kushtetuese, si hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, dhe e vërtetuan gatishmërinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e mëtejshme në proceset eurointegruese nga ana e Francës. Në këtë kontekst, theksuan se për realizimin e suksesshëm të negociatave për anëtarësim në BE së pari me rëndësi është administrata cilësore dhe profesionale, si për përgatitjen e ligjeve të BE-së, ashtu edhe për zbatimin e tyre. Për këtë shkak, informuan se Franca është e gatshme t`i ndihmojë Maqedonisë në dhënien e ndihmës profesionale dhe të ekspertëve për përgatitjen e administratës në vend, dhe se në rrjedhë është projekti për mbështetjen e reformave në këtë sferë në nivel qeveritar.

    Në takim, fjalime kishin edhe deputetet: Ivana Tufegxhiq, Zhaklina Peshevska, Elizabeta Kançevska Milevska dhe Jagoda Shahpaska, Snezhana Kaleska Vançeva, Juliana Nikollova të cilat informuan për rezultatet e arritura në lidhje me miratimin e ligjeve reformuese në sferën e shërbimit të zbulimit dhe reformave në shërbimet e sigurisë, si dhe reformave në administratën publike në Kuvend. Për këtë shkak, ishte theksuar, se vendi duhet të marrë datë për fillimin e negociatave, për çka kërkuan mbështetjen franceze në Samitin e Këshillit në qershor në Bukuresht.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Municione dhe eksploziv janë gjetur në shtëpinë e një pensionisti në Kozle

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet për kryerjen...

    Tre të mitur sulmohen me mjet të fortë në autobusin urban në Shkup

    Një rast i dhunës fizike në autobusët e Shkupit është regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur...

    Ashensorët e spitalit Klinik të Tetovës projekt vetëm për 24 orë/ Pacientët u rikthehen shkallëve

    Dy ashensorët, që ishin projekti i vetëm madhor i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 100 ditët e para...

    Tentuan të vjedhin në banesat e ndërtesës së djegur në Çair, arrestohen nga policia

    Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dy persona sot janë privuar nga liria për shkak të tentimit për...