Sot Beslidhja shqiptare Aleanca Kombëtare për Integrim prezantoi kandidatin për kryetar komune në Saraj Blerant Ramadanin.

”Sot, bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, vizituam fshatin Gërçec, vendlindjen e dëshmorit të kombit Halil Rekaliu.

Një mikpritje e jashtëzakonshme nga banorët e këtij vendi, të cilët me dinjitetin dhe fjalën e tyre na kujtojnë se sakrifica për liri dhe barazi nuk shlyhet kurrë.
Me Aleancën Kombëtare për Integrim, me vizion, projekte konkrete dhe respekt reciprok, do të ndërtojmë Sarajin e barazisë dhe dinjitetit, shkruan në faqen e tij në facebook Blerant Ramadani./derveni.mk

