More

    Fshati që të trishton nga heshtja

    Në afërsi të Shkupit gjendet fshati Krushopek i Epërm, i cili është tërësisht i braktisur dhe në të nuk jeton më askush.

    Shtëpi të vjetra, mure të rinuara dhe disa ndërtime të reja, ishin pamjet që ne kapëm gjatë një vizite të këtij fshati. Gjatë bisedës me disa persona që pamë, na lan të kuptojmë se në këtë fshat më nuk jeton askush, ato shtëpi të reja që po ndërtohen, janë pushimore në të cilat banorët e dikurshëm të këtij fshati kalojnë verën pasi që aty është më pastër.

    Migrimet e familjeve të këtij fshati kanë filluar që nga viti 1958. Rreth kësaj teme flet Sefer Mahmuti, i cili tani më një kohë të gjatë nuk jeton në këtë fshat.

    “Kushtet e rënda ekonomike ishin një ndër arsyet kryesore se pse filluan shpërnguljet. Fillimisht rreth 30 shtëpi u shpërngulën dhe morën rrugën për në Turqi, kurse gjithë të tjerët zbritën më poshtë në Krushopekun e poshtëm”, tha Mahamuti.

    Ai shtoi se rruga e pa kalueshme me makinë dhe sinët e ftohta të dimrit bllokonin tërësisht këtë fshat.

    “Ishte e vështirë të jetohet këtu. Rrugët janë të parregulluara dhe rrallë ndonjë makinë që mund të depërtojë, kurse gjatë dimrit kur binte edhe botë ne mbeteshim të ngujuar. Tani këtu vimë për të ruajtur bagëtinë si dhe për ti kaluar ditët e nxehta të verës”, tha Mahmuti.

    Sipas tij ky fshat është i lënë pas dore nga vetë autoritetet komunale, të cilat nuk kujdesën dhe i kushtojnë rëndësi kërkesave tona.

    “Nga komuna nuk na ka vizituar askush. Ne i përkasim komunës së Sarajit, e cila komunë asnjëherë nuk është munduar të na i rregullojë rrugët dhe të krijojë kushtet elementare për të jetuar. Si të kthehen ata që u larguan kur këtu nuk ka asgjë”, theksoi Mahmuti.

    Megjithatë shpresa ekziston që një ditë familjet e shpërngulura do të kthehen në këtë vend të bukur malor, t’i shijojnë bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër që mbizotëron aty.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...