Fshati Kopanice gjendet ne Komunen e Sarajit,Krahina e Dervendit ne lartesi 530 metra ne Malin Ljubin mirepo tani po zgjerohet edhe ne Fushen e fshatit Rreze Malit Zheden, Ky fshat ne veri,verilindje kufizohet me fsh.Rashce ,ne Lindje me fsh. Lubin ne Juglindje Me malin Ljubin,ne Jugperendim me Fsh. Bojane dhe Perendim dhe veri perendim me Malin Zheden. Perball ka Malin Zheden me lartesi 1260 Metra mbi nivelin e detit Mbrapa ka Majen e Ljubinit me 700 m.l.mb Eshte e pasur me kullosa Perrenj te vegjel etj. Ne fshat ruhen Bagetia dhe kultivohet Bujqesia. Bagetia ka rrene kohen e fundit dhe po zvoglohet numri i kafsheve si i lopeve i deleve dhe i cjapit dhe dhise.Edhe ato pak kafshe qe kane mbetur rruhen nga pleqte te cilet e duan bagetine mirepo nese vdesin edhe keto pleq sdihet nese mund te mbes ndonje kafshe mirepo te rinjte do ta kuptojne se cfar gabimi kan bere.Pse ne mos i rruajme Bagetine tone dhe te ushqehemi nga ato krejt ne menyre natyrale e jo sic i blejn tani qe i hedhin pluhur e sene tjera jonatyrale.Keshtu qe edhe shtetet perendimore tani po e shtojne numrin e bagetise keshtu qe ato e kane kuptuar se kjo pune ka shume fitim mirepo vetem shqiptaret se kane kuptuar. Zviceranet rruajn bagetine dhe prej bagetise behen te pasur dhe pastaj themi pse zviceranet jane te pasur po jane sepse i shfrytzojne kullotat Alpine a ne i kemi shume male dhe kullota dhe nuk i shfrytzojme ne i kemi dy male Malin Zheden dhe Malin Ljubin me kullota te bujshme dhe livadhe te fresketa. Per Bujqesine nuk ka rrenie shume te madhe ende mbjellen shume Grurë dhe me pak kallamboq dhe perime (Patellxhan,Biber,Kungulla,Kastravica) dhe Groshe dhe Patate etj. Ne rrethinen e Kopanices gjenden edhe Tokat me rrush gati të të gjithëve Kopanicalive.Vlen te potencohet se ketu kultivohet Rrushi i Bardhe,Rrushi Hamur i zi dhe Rrushi Hamur i bardhe. Te gjith keto lloje te rrusheve jane te embla vlen te permendet se te gjitha kultivuesit me te medhenje te rrushit nga Tikveshi(vend i njohur per rrushin e tije)ne Maqedoni e te gjithe te tjeret nga e gjitha Maqedonia habiten se si mund te jete nje rrush Hamur i Bardhe dhe aq i embel saqe i afrohet edhe mjaltit ky rrush nuk gjindet ne asnji vend tjeter ne Maqedoni pos ne Kopanice.
Etimologjia
Emri i “Kopanicë” është kompozitë e sajuar prej dy emrash kop(ë), kopa = grumbull sane kashtë, talle, bari etj. (në të folmen Dërvendit) dhe apelitivit Nika (Nica). Ky i fundit emër shqiptarë krishterë, me kuptimin e përbashkët Kopa Nikës (Nicës). Këtë e mbështet edhe fakti se në të kaluarën banorët e këtij fshati kryekëput janë marrë me blegtori. Për herë të parë Nica (Nika) e zbuloi Takkën. Sipas gjurmëve religjioze Nica (i pari i tyre) na del i krishterë (katolik). Kjo do të thotë se këtu banorë shqiptarë ka pasur që në kohen parailamike.
Onomastika e këtij fshati ka ngjyrime fetare krishtero–bizantine e krishtero si dhe bizantino-myslimane. Emri Nica haset në një numër të madhe mikrotoponimesh në Dërvend. Për kompozitën e fjalës së këtij ojk onimi, gjuhëtarët të shumtë kanë dhënë mendime të ndryshme. Në lidhje me fjalën tallë – “Soreum helepeanse” koçan misri, rrum kashtë misri ka dhënë mendim edhe babai i gjuhës shqipe, Konstantin Kristoforidhi. Në Gjakovë e Prizren haset kuptimi “kallam i misrit” gjuhëtari ynë Gazulli thotë : ”tallë – kashtë kollomoçi” në latinisht “taleae” – shtëpi e vogël. Albanologu kroat Skoku pohon se Kopanica vjen nga kompozita e formës dialektore kopa – “tallë bari e misri” dhe pjesa e dytë e kompozitës Nica ; kurse Nica – e ka emrin edhe një fshat në Rumani. Edhe në të folmet e tjera gege përdoret fjala tallë, tallos – “kashtë e grurit dhe e elbit që e korrin” Hulumtimet Onomastike në Dërvendin e Shkupit.[1]
Flora dhe Fauna
Fsh.Kopanice eshte shume e pasur me Flore dhe Faune.Flora kryesishte eshte eperbere nga Llojet e drunjeve te shumte siç jane:Ahu,Dushku,dellenja,Plepi dhe shume te tjera.
Fauna eshte karakteristike per fsh.Kopanice dhe eshte e Llojllojshme sepse eshte. E rrethuar nga dy male prej lartesise 600 metra mali Ljubin dhe 1264 metra maja Zhedeni i madh dhe mali zheden
Faunën e fshatit kopanice e perbejne: Fëllenza,Lepuri,Ketri,Kunadhja,Dhelpëra e kuqe,Derri i eger,ujku dhe kaprolli te gjithe keto vijne nga malet e Ljubinit dhe Zhedenit te gjitha keto vijne ne fsh.Kopanice gjate dimrit per te kerkuar ushqim dhe per tu mbijetuar temperaturave te ulta ekstreme ne male ndersa nuk perjashtohet mundesia te vije edhe ndonje Arri i cili ka ardhur nga malet e sharrit ne malin zheden dhe ka ngelur per shkak te fshatrave perreth dhe ushqimit te bollshem Kaprrolli vjen dhe i rrit te vegjelit ketu per shkak te Kullosave te mira dhe kur ju duhet(pihet)uje zbresin ne Lumin VardarKeto nuk kane qene perpara mirepo tani kane ardhur per shkak sepse ka pasur shume Stane me Dele,lope per shkak te Kullosave dhe mund te vriteshin nga njerez te cilet ruanin Bagetine
Demografia
Në vitin 1994 Kopanica numëronte 1494 banorë shqiptarë.Ne vitin 2002 numeronte 1714 Banore Shqipetare Muslimane.