E diel, 11 Maj, 2025
24.8 C
Skopje

Fondacioni ALBIZ hap konkurs për internship studentor

Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship (punë praktikë) studentore në  hapësirat e kompanive donatore dhe Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.

Kompanitë të cilat janë të përfshira në internshipin studentor janë

  • Dauti Komerc, Shkup
  • Alma M, Shkup
  • Adrijus , Shkup
  • Frukt Import, Shkup
  • Tempo Profili 99, Shkup
  • Baukop, Shkup
  • Baudom, Shkup
  • Eftinija Impeks , Shkup
  • Dauti Transporshped, Shkup
  • Jus MB, Shkup

Fondacioni Albiz për vitin 2017 hap konkurs për 80 (tetëdhjetë) studentë/praktikantë.

Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:

  1. Të jenë studentë të rregullt;
  2. Të jenë studentë të vitit të dytë (studime tre vjeçare) ose të vitit të tretë (studime 4 vjeçare);
  3. Të kenë notën mesatare mbi 7,5;

Fakultetet që do të kenë përparësi ne këtë konkurs janë:

  • Të gjitha drejtimet nga Fakultetet Ekonomike;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave kompjuterike;
  • Fakulteti i Makinerisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN

PËR INTERNSHIP

  1. CV (biografi)
  2. Letër motivuese
  3. Vërtetim të notave ku mundë të shihet nota mesatare/kopje indeksi
  4. Kopje të letërnjoftimit dhe xhiro-llogari personale

Kohëzgjatja e punës praktike është një (1) muaj. Kompensimi financiar për mbulimin  e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhiro- llogarite e tyre.

Të gjithë praktikantëve për kryerjen me sukses të punës praktike do të u shpërndahen Certifikata.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • prej 12.06.2017 (e hënë) deri më 28.06.2017 (e mërkurë) nga ora 09:00 deri në ora 16:00 (të shtunën deri në ora 12:30).

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.

 

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads