FC ‘Saraj’ fituese e Kupës rajonale

KUPA E LIGËS RAJONALE TË SHKUPIT NË DUART E FC SARAJ-it

Gjeneratës 2004 pranë Shkollës së Futbollit Saraj sot edhe zyrtarisht iu dorëzua Kupa e Ligës Rajonale të Shkupit. Kupën, futbollistëve të Sarajit ua dorëzoi përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Tushi Dervishi i cili me këtë rast uroi futbollistët e Sarajit duke u dëshiruar suksese në të ardhmen.

Nga ana tjetër trajneri Skender Kovaçi u shpreh se Kupa paraqet frytin e një angazhimi dhe pune të palodhshme me futbollistët e tij, më të cilët siç tha ai një ditë do të krenohet Saraji dhe më gjerë. Trajneri Kovaçi uroi futbollistët dhe iu bëri me dije se nuk do të ndalen këtu por do të vazhdojnë tutje, sepse sipas tij ky është vetëm fillimi dhe se për të arritur “majën” i pret edhe shumë punë.

“Kemi punuar shumë, kemi dhënë maksimumin. Por ajo që ka rënduar punën tonë kanë qenë kushtet e papërshtatshme për stërvitje. Mungojnë shumë gjëra, duke filluar nga gjërat elementare si rekuizita, topa, fanella e sportive e deri te fushat e mirëfillta për stërvitje. Por me shumë mund ne ja dolëm. Uroj të mos ndalemi këtu, por të vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës”, tha Skender Kovaçi, trajner i KF Saraj.

Në këtë event morën pjesë edhe gjeneratat e tjera të FC Sarajit dhe një numër i konsiderueshëm i dashamirëve të futbollit, të cilët pas ceremonisë braktisën Stadiumin me shpresën se rezultatet e këtilla do të prekin ndërgjegjen e Institucioneve dhe bizneseve të cilat gravitojnë në Komunën e Sarajit që të kontribuojnë për të krijuar kushte më të mira për futbollistët e rinj, të cilët ëndërrojnë që një ditë të bëhen futbollist me emër.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm