More

    Ende nuk po ndërtohen banesat sociale në Saraj

    “Gjendemi në Saraj. Pikërisht në këtë vend prapa meje në vitin 2020 ishte premtuar se do të ndërtohen banesë sociale, mirëpo kaluan dy vite dhe kjo vazhdon të ngelet vetëm një premtim”, raporton Fazile Halili, TV21.

    Për shkak shtrenjtimit të materialit të ndërtimtarisë, ndërtimet e banesave sociale në Saraj ende nuk shihen askund. Zëvendësministri i Lidhjes dhe Transportit, Bekim Rexhepi tha se për këtë shkak është bërë edhe ndërprerja e kontratës se kompanisë e cila kishte lidhur marrëveshje me Shoqatën Aksionare për Menaxhim me Banesat Sociale dhe Afariste.

    “Sa i takon banesave sociale në Saraj në shtator 2020 është hapur prokurimit për ndërtim të banesave sociale. Të gjitha pengesat juridiko-pronësore u tejkaluan dhe në Mars 2021 kontraktuesi duhej të përzgjidhej. Por për shkak të krizës që kaploi vendin dhe ngritjes së çmimeve në treg të materialeve për ndërtim, kontraktuesi me pëlqim të tij u anulua kontrata dhe ne jemi në fazë të prokurimit të ri për shkak të këtyre pengesave që i përmenda”, pohoi Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Lidhjes dhe transportit .

    Edhe nga Shoqata Aksionare për Menaxhim me Banesat Sociale dhe Afariste, thonë se shfaqja e një vëllimi të shtuar të punës, si dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar ka sjellë rrethana të paparashikuara me çka është ndërprerë kontrata e realizimit. Megjithatë nga atje shtojnë se pas prokurimit të ri ndërtimet do të nisin.

    “Pas kryerjes së prokurimit dhe përzgjedhjes së kontraktorit, duke marrë parasysh afatet ligjore, fillimi i ndërtimit është planifikuar të ndodhë më së voni deri në maj të vitit 2023. Është planifikuar që objekti të ndërtohet në një periudhë prej 18 muajsh. Objekti do të përmbajë 59 apartamente të cilat do t’u shpërndahen personave në rrezik social dhe grupeve të tjera të rrezikuara”, thonë nga Shoqata aksionare për menaxhim me banesat sociale.

    Për projektin e banesave sociale Qeveria ka ndarë 25 milionë euro dhe 25 milionë euro nga Banka Qendrore Europiane. Përveç kësaj Bekim Rexhepi apeloi te të gjitha komunat që të gjejnë hapsirë vendore për të aplikuar në shoqërinë aksionare që të ndërtohen edhe banesa tjera në komuna të ndryshme./TV21

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...