EKREM Beşkardeş I lindur në fshatin Çajlanë të Shkupit është shqiptari që të bën krenar në mes të Turqisë. Ai me një gjuhë shqipe të mësuar nga nëna me shprehje të të folurit të rajonit të dervenit të Shkupit, me plotë muzikalitet rrëfen se si nuk e kishte harruar gjuhën e nënës të cilën e kishte mësuar që nga djepi. Ekremi, sapo kishte mbaruar klasën e dytë, që nga mosha 8 vjeçare bashkë me prindërit e tij ishte shpërngulur në Turqi. Ekipi i portalit Amerika Radio Shqiptare qëndroi në Stamboll të Turqisë dhe nga afër realizoi një intervistë me kryetarin e shoqatës “Esenler Rumelililer Sosyal Yardımlaşma ve Dayanışma Derneği” me seli në Stamboll.
Ekremi edhe pse në moshë të re, ai lehtë u integrua në Turqi duke u shkolluar dhe duke qenë tepër I suksesshëm në çdo sferë të jetës. Ai përpos biznesit që e ka profesion, bënë edhe një punë tepër të madhe për të ju ndihmuar studentëve shqiptar nga Maqedonia dhe vende tjera të rajonit.
Aktualisht shoqata të cilën ai e drejton ju ndihmon mbi 50 student shqiptarë me bursa të cilët kanë ardhur nga Maqedonia dhe vende tjera për tu shkolluar falas në Universitetet e Turqisë.
Ai si kryetar i kësaj shoqate na njoftoi se me vendosshmërinë më të madhe, çdoherë është i gatshëm që të ju ndihmoj Shqiptarëve nga Maqedonia dhe vende tjera ku ata jetojnë.