E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Partia politike E Majta sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

 

Në Komunën e Strugës, E Majta do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë.

 

Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës.

 

Nga E Majta bëjnë thirrje për mobilizim të të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ndryshime dhe duan që në komunat e tyre të mbizotërojnë vlerat e vërteta.

 

Në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Gostivarit do të garojnë edhe Valbon Limani nga Aleanca Kombëtare për Integrm, Sebaedin Dauti nga Koalicioni VLEN dhe kandidati i pavarur Visar Ademi.

 

Për të parin e Komunës së Tetovës në garë janë kryetari aktual Bilall Kasami nga Koalicioni Vlen, Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

 

Në garë për kryetar të Komunës së Strugës janë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Besnik Asani dhe Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim. (Portalb.mk)

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm