Drejtuesit e BE-së letër vendeve anëtare: Hapni negociatat, Tirana dhe Shkupi kanë bërë detyrat

Drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian u janë drejtuar me anë të një letre shteteve anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letrën e firmosur nga Donald Tusk (president i Këshillit Evropian), David Sassoli (president i Parlamentit Evropian), Jean-Claude Juncker (president në detyrë i Komisionit Evropian) dhe Ursula von der Leyen (presidente në pritje e Komisionit Evropian) theksohet se Tirana dhe Shkupi kanë bërë çfarë u është kërkuar për hapjen e negociatave.

Drejtuesit në Bruksel thonë se Bashkimi Evropian ndodhet përpara një zgjedhjeje strategjike dhe vendimi për negociatat me dy shtetet ballkanike është një test për unionin në aftësinë për t’i qëndruar premtimeve dhe për të parë drejt së ardhmes.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm