More

    DR. SAIT SAITI U EMËRUA SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR PERIUDHËN E MANDATIT 2018-2022

    D-R. SAIT SAITI U EMËRUA SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR PERIUDHËN E MANDATIT 2018-2022

    Këshilli udhëheqës i Kryqit të kuq të RM-së, në mbledhjen e datës 28.11.2018, emëroi Dr. Sait Saitin në funksionin Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për periudhën e mandatit 2018-2022.
    Dr. Sait Saiti ka diplomuar në Fakultetin e Sigurisë, ka magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike, të Diplomacisë dhe Gazetarisë dhe ka doktoruar në Fakultetin e Sigurisë.
    Dr. Sait Saiti ka marrë pjesë në konferenca dhe këshillime ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit, ka përfunduar një numër të madh trajnimesh, ka bërë punime shkencore nga fusha e menaxhimit shëndetësor, menaxhimit të krizës dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare.
    Dr. Sait Saiti është në funksionin e Sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të kuq të RM-së nga viti 2008, është aktivist shumëvjeçar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar që nga viti 1981. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka qenë nënkryetar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.
    Në punën e deritashme si Sekretar i përgjithshëm ka arritur rezultate të rëndësishme në zhvillimin e Organizatës duke realizuar një numër të madh projektesh, duke futur inovacion në punën dhe përmirësimin e kapaciteteve në të gjitha nivelet e strukturimit organizativ. Në mandatin e tij është zbatuar procesi i certifikimit dhe është marrë certifikata si Shoqatë e fuqishme nacionale në kuadër të FNKK/GjK-së.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads