E premte, 18 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që sot nga mesnata benzina të shtrenjtohet për 1,5 denar, ndërsa çmimi i derivateve dizel të rritet për një denar për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,84 për qind në krahasim me vendimin paraprak.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 76,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79, EURODIZEL BS (D-E V) për 69, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 69 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,95 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 dhe do të jetë 41,705 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 3,381 për qind, tek dizeli për 1,884, tek vaji ekstraq i lehtë për 1,987 dhe tek mazuti për rreth 2,396 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i lartë për 0,7218 për qind.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads