More

    Çilafi nënshkruan kontratë profesionale me Sampdorian

    Futbollisti i talentuar, Ardijan Çilafi ka firmosur kontratën e parë profesionale me ekipin e njohur italian, Sampdorian, te e cila skuadër kishte kaluar të gjitha grupmoshat duke filluar nga ato U14.

    Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me grupmoshat e reja bindën drejtuesit e skuadrës nga Xhenoa për ti ofruar atij kontratë profesionale, me shpresë se shumë shpejtë i njëjti do të luftojë edhe për një vend në ekipin e parë të Sampdorias, pjesë e së cilës skuadër në të kaluarën kishin qenë shumë emra të njohur të futbollit europian, si Rud Gulit, Xhanluixhi Viali, apo edhe Roberto Mançini.

    18-vjeçari Çilafi marrëveshjen profesionale e nënshkruajti në praninë e babait të tij, Metmin, i cili njëherit kishte falënderuar presidentin Lana dhe drejtorin Invernici, për besimin e treguar ndaj djalit të tij.

    Kujtojmë, futbollisti me origjinë nga fshati Rahçe, rrethinë e Shkupit, i cili bashkë me familje jeton për shumë vite në Itali, është gjithashtu pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U19, për të cilën ka zhvilluar 2 paraqitje, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe për atë U18 dhe U16, për të cilën në 2 ndeshje kishte realizuar 2 gola. (infOSport.mk)

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads