More

    Çarshia e Shkupit, bazë e tifozëve të Mançesterit

    Qyteti i Shkupi po fillon të ndjejë arromën e finales së Super Kupës së UEFA-s, e cila më 8 gusht në stadiumin “Filipi i Dytë”, do të sjell përballjen mes Mançester Junajtedit dhe Real Madridit. Çarshija e Vjetër do të jetë vendi, ku do të jenë të akomoduar fansat e Mançester Junajtedit, ndërsa ata të Real Madridit do të jenë në qendër të Shkupit. Prej mbrëmë Çarshija e Vjetër u stolis me flamujtë e “Djajve të Kuq”, të cilët do të kenë bazën e tyre në këtë pjesë të qytetit dhe do të mund të festojnë ose të përcjellin ndeshjen përmes videobimit, që do të vendoset në këtë pjesë të qytetit të Shkupit, në rast se nuk kanë siguruar biletën e Super Kupës së Evropës. Ndryshe në planin e Qyteti i Shkupit është paraparë edhe vendtakim special për të dyja grupet e tifozëve, prej ku do të drejtohen nga arena në ngjyrat e klubit të preferuar. Tifozët e Real Madridit do të takohen në sheshin “Filipi i Dytë”, ndërsa fansat e Mançester Junajted në platonë para shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”.

     

    Të gjitha aktivitetet dhe i gjithë programi muzikor, më 7 dhe 8 gusht do të zhvillohen në “zonën neutrale të fansave” në sheshin “Maqedoni”, e cila do të nis prej orës 11 dh do të zgjas deri në orën 19.00. Më 7 dhe 8 gusht, Federata e Futbolli të Maqedonisë organizon turneu e minifutbollit për meshkuj dhe femra në kuadër të “Turit të trofeve”.

     

    Të gjithë ata që do ta vizitojnë “zonën neutrale të fansave” do të kenë mundësi të fotografohen me tre trofetë e UEFA-s:Super Kupës, Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa. Finalja e Super Kupës së UEFA, Mançester Junajted-Real Madrid, do të zhvillohet më 8 gusht në stadiumin “Filipi i Dytë “ në orën 20.45.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...