Borrell: Evropa e njeh Bujar Osmanin si lider që ka sjellë rezultate

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përmes një videomesazhi e vlerësoi lart kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.

 

Duke iu drejtuar banorëve të Çairit, Borrell theksoi se është shumë i kënaqur që ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me Osmanin.

 

“Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj dialogut dhe bashkëpunimit”, tha Borrell.

 

Në mesazhin e tij, Borrell potencon se ishte veçanërisht i impresionuar nga aftësia e ish-shefit të diplomacisë Osmani për të dëgjuar, për të ndërtuar ura dhe për të gjetur zgjidhje. Cilësi këto që, sipas tij, janë kyçe jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen lokale.

 

“E di sa shumë beson ai në zbatimin e premtimeve të Evropës në nivel lokal. Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira”, theksoi Borrell.

 

Ai rikujtoi se Evropa e njeh Osmanin si lider që realizon.

 

“Besoj se banorët e Çairit do ta njohin si kryetar komune që dëgjon, që bashkon dhe që sjell përparim për çdo banor. Ai e ngriti zërin e popullit të tij në skenën ndërkombëtare. Tani je i gatshëm ta sjellësh të njëjtin përkushtim në rrugët dhe lagjet e Çairit. Përshëndetje nga Santander dhe të uroj shumë suksese në këtë mision të rëndësishëm”, përfundoi Borrell.https://www.facebook.com/share/v/162UvZCnWd/

 

 

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm