E diel, 11 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

​Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë në tregjet ndërkombëtare pasi tregtarët ishin të shqetësuar nga një rritje e fortë e inventarëve në SHBA, duke shtuar vlerësimet për kërkesën e dobët në Kinë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 2.60 dollarë më i ulët se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 78.58 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, duke zbritur në 74.01 dollarë.Tregtarët ishin të shqetësuar nga rritja e inventarëve në SHBA javën e kaluar, me 3.6 milionë fuçi, sipas të dhënave të qeverisë në Uashington, shumë më e fortë se sa prisnin analistët.Prodhimi mbeti në një rekord prej 13.2 milionë fuçi në ditë.

Rënia e çmimeve të naftës bruto bie ndesh me vlerësimet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), të cilat parashikojnë një furnizim të shtrënguar në tremujorin e katërt, vëren Tamas Varga nga PVM.Aktiviteti ekonomik i Kinës u rrit në tetor, me rritjen e shitjeve me pakicë që tejkaloi pritjet, por analistët parashikuan një ngadalësim të prodhimit të rafinerisë për shkak të kërkesës më të dobët për karburant dhe marzhave më të ulëta të rafinerisë.“Çmimet e naftës aktualisht po bien pavarësisht nga një mjedis në dukje i favorshëm, duke sugjeruar që investitorët thjesht nuk i besojnë vlerësimet e ‘rritjes së tremujorit të katërt’, të cilat nuk janë mbështetur nga raportet e reja javore të qeverisë amerikane,” tha Varga.Në një raport të veçantë, OPEC njoftoi se çmimi i një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të tij ra me 61 centë në 84.86 dollarë të mërkurën.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Nesër do të bëhet dezinsektim në Shkup

Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për Punë Komunale dhe...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads