More

    Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

    Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar dukshëm ranë, pas katër javësh rritje, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga OPEC të ulë çmimet dhe njëkohësisht paralajmëroi rritje të prodhimit të naftës në SHBA.

     

    Çmimi i një fuçie në tregun londinez javën e kaluar ra për 2,8 për qind, në 78,50 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia ra për 4,1 për qind, në 74,66 dollarë.

     

     

    Rënia e çmimeve në masë të madhe është rezultat i komenteve të Trump, i cili në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, tha se ka kërkuar nga OPEC ta ulë çmimin e naftës për t’i dëmtuar financat ruse dhe me këtë ta detyrojë Rusinë të fillojë negociata paqësore me Ukrainën.

     

    Trump edhe më parë tha se qëllimi i tij është ta rrisë prodhimin vendor të naftës, ndërsa njëkohësisht ta përshpejtojë dhënien e lejeve për projekte të reja. OPEC me vite ul prodhimtarinë për shkak të kërkesës së dobët pas krizës së koronavirusit, por organizata së fundi njoftoi rritje të prodhimit.

     

     

    Në rrethana të tilla, Agjencia Ndërkombëtare për Energji (IEA) vlerëson se oferta e naftës në vitin 2025 do të rritet për 1,9 milionë fuçi në ditë, madje edhe nëse OPEC dhe aleatët e tij shtyjnë rritjen e prodhimtarisë deri në vitin 2026, sepse prodhuesit e pavarur të udhëhequr nga SHBA do ta rrisin prodhimtarinë.

     

    Për shkak të gjithë kësaj, javën e kaluar çmimet e naftës shënuan rënien e parë këtë vit. Megjithatë, ato ende janë në rritje në krahasim me fillimin e vitit – përafërsisht gjashtë për qind.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps, ministri pohon se do të shqyrtohen disa drejtorë

    Edhe pas disa muajsh ankesash nga një pjesë e stafit të mjekëve dhe të tjerë, Karolina Simonovska, vazhdon të...

    Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Specialja heq nga lista edhe disa dëshmitarë

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sërish i ka bërë disa ndryshime në listën e dëshmitarëve, në rastin...

    Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij

    Milani po negocion kalimin e Alvaro Moratas te Galatasaray, një marrëveshje që do të ishte vendimtare për t’i ndihmuar...

    Izet Mexhiti paralajmëron unifikimin e VLEN-it si një parti politike

    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se koalicioni VLEN po funksionon me...