E enjte, 22 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Cyrih: Një polic i plagosur

Disa të rinjë të maskuar kanë sulmuar policinë me shishe dhe fishekzjarre. Mbrëmja e trazirave të djeshme në Cyrih, ku disa dhjetëra persona vunë zjarr rreth zonës së kazermës dhe më pas sulmuan policinë dhe zjarrfikësit u qetësua vetëm pasi oficerët përdorën plumba gome, gaz irritues dhe një top uji. Një polic ka mbetur i plagosur.

 

Menjëherë pas mesnate, policia komunale e Cyrihut ka marrë njoftim për një kontenier në zjarr. Thirrja erdhi pak pasi festa e 1 majit kishte përfunduar në ambientet e kazermës, raporton RSI, përcjell albinfo.

 

Raportime të tjera kishin të bënin me skuterë elektrikë, kosha dhe objekte të tjera që digjen në të njëjtën zonë.

 

Gjatë shuarjes së zjarreve dhe largimit të bllokimeve të trafikut, policia dhe zjarrfikësit u sulmuan disa herë nga persona të maskuar, që raportohet se i përkisnin vendit të ngjarjes dhe ishin të armatosur.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads