Me inicijativë të poetit dërvenas Sami Sherifi sot Biblioteka e Shkollës Fillore “Bedri Tairi” pasurohet me libra të rinj. Këtë e bëjnë të ditur në profilin zyrtar në rrjetet sociale udhëheqësia e shkollës.
Ja postimi i plotë:
“Sot mysafir në shkollën tonë patëm poetin Sami Sherifi, rapsodin Tahir Seferi, Vullnet Sadikun dhe Dr. Ramadan Kovaçin. Dr.Ramadan Kovaçi për bibliotekën e shkollës sonë i dhuroi 10 ekzemplarë të përmbledhjes së poezive “ANKTH”. Në emër të shkollës shprehim falenderim për përkrahjen dhe kontributin e dhënë që biblioteka e shkollës sonë po pasurohet me tituj të ri.”


