BDI: VLEN-in po e pret një humbje e rëndë për shkak të politikave izolacioniste dhe korrupsionit

VLEN-i që po shkatërron të ardhmen evropiane të shtetit, nuk mund të pajtohen me sukseset diplomatike të Osmanit. Bujar Osmani është ministri më i suksesshëm i jashtëm në historinë e vendit, dhe ai ka dhënë më shumë se kushdo tjetër për integrimet euroatlantike.

Fakti që në çështjen më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, integrimin evropian, VLEN nuk ka bërë absolutisht asgjë, u djeg më së shumti. Përkundrazi, për interesa partiake dhe klienteliste, të ulur në prehrin e Mickoskit, po i mbajnë shqiptarët të izoluar nga bota.

VLEN, të cilët nuk kanë asnjë sukses as në skenën ndërkombëtare, as në atë vendore, nuk u ka mbetur tjetër veçse të sulmojnë sukseset e shqiptarëve në Maqedoni. Por shqiptarët me BDI-në dhe Bujar Osmanin kanë një të ardhme të qartë drejt BE-së, me një aleat të sinqertë, të ndershëm dhe të dëshmuar, që garanton të ardhmen e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

Strukturat kriminale të VLEN-it, në më shumë se një vit qeverisje kanë sjellë vetëm poshtërime dhe pasiguri për shqiptarët. Sot, shqiptarët ndjejnë zemërim dhe zhgënjim, e këtë do ta shprehin me forcë në zgjedhje.

VLEN po e pret një disfatë e pashmangshme dhe as propaganda proserbe nuk do t’i shpëtojë dot.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm