E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

BDI: Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan tragjedinë në Koçanë?

Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti – ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve të reja që u shuan në mënyrë tragjike, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar.

 

Si Bashkim Demokratik për Integrim, vendosëm të heshtim – nga respekti.

 

Respekt për viktimat, për familjet e tyre, për një plagë shtetërore që duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë.

 

Por heshtja mori fund. Dhe tani duhet të flitet.

 

Që në momentin e parë të tragjedisë, ndërsa zjarri ende nuk ishte shuar, ndërsa qytetarët në shok kërkonin përgjigje dhe shpresë, pamë se si krerët e pushtetit – në vend që të tregojnë dhembshuri – nisën një ndjekje politike.

 

Në vend të informimit, dolën me akuza.

Në vend të qetësisë, me kërcënime.

Gishtin e drejtuan te tjetri, te e kaluara, te ata që nuk janë pjesë e tyre.

 

Pa pritur faktet, ata aktivizuan makinën e propagandës për zhvendosjen e fajit.

 

U ndërtua një narativ sipas cilës licenca e dhënë vite më parë e ka fajin dhe u bë bazë për arrestimin e një ish-ministri – me pranga, kamera dhe ballina gazetash.

 

Edhe pse të gjithë e dinë se licencat nuk janë të përhershme, nuk vazhdojnë automatikisht, të gjithë e dinë se kanë kaluar vite që kur kanë skaduar, dhe madje edhe ajo konkrete – e falsifikuara – kishte përfunduar tre ditë para tragjedisë.

 

Të gjithë e dinë se objekti ishte mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike disa muaj më parë, dhe shumë shpejt më pas ishte rihapur në mënyrë të paligjshme.

 

Të gjithë e dinë se në objekt rregullisht kishte numër të tejkaluar vizitorësh, dhe se atë natë kishte mbi 650 persona në një hapësirë me kapacitet prej 300 vetash.

Të gjithë e dinë se objekti frekuentohej rregullisht nga të mitur, ashtu si edhe natën fatale, madje deri në orën 3 të mëngjesit.

 

Të gjithë e dinë se në ato mbrëmje përdorej rregullisht piroteknikë, dhe të gjithë e kishin të qartë se kjo bëhej pa leje nga policia – ashtu siç ishte përdorur piroteknika edhe natën e tragjedisë.

Dhe më e rëndësishmja – të gjitha institucionet lokale, nga policia te inspektoratet, e kishin ditur këtë, e kishin parë, por nuk kishin guxuar të reagojnë.

Të gjithë e kishin parë – por për një vit të tërë – askush nuk kishte parë asgjë.

Ne pyesim: Pse?

Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan?

Sepse ai vend nuk ishte një lokal i zakonshëm.

Ai ishte vendtakimi joformal i gjithë elitës politike, kriminale dhe të biznesit të Koçanit dhe të rajonit përreth.

Nga kryetarë komunash, deputetë dhe kryetarë degësh të partive, e deri te inspektorë, komandantë dhe funksionarë – të gjithë ishin mysafirë të rregullt, në lidhje të ngushta me pronarin dhe ekipin e tij; të gjithë e kishin të qartë se pas këtij objekti qëndronin njerëz të fuqishëm që e mbronin, dhe për këtë arsye askush nuk duhej të bëjë pyetje.” – thonë nga BDI.

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads