BDI: Më 5 maj të votojmë për kandidatin i cili ka orientim pro-evropian

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në tubimin e sontëm në Shkup u kanë bërë thirrje shqiptarëve që në raundin e dytë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të votojnë për kandidatin konsensual për president i cili ka orientim pro-evropian.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se më 5 maj duhet të votohet për kandidat konsensual, duke theksuar se ai nuk do të votojë për vete, por për të rinjtë.

Theksoi se nëse nuk ka census kjo nuk do të thotë se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të jetë president i shtetit, por se për 75 ditë sërish do të shpallen zgjedhje.

Izet Mexhiti, shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së, theksoi se fuqimisht e mbështesin kandidatin presidencial Stevo Pendarovskin.

“Patjetër të mbështesim kandidat pro-evropian. Nuk guxojmë të mbështesim kandidat i cili nuk njeh dygjuhësi. Të dilet më 5 maj dhe të votohet. Abstenimi i ndihmon VMRO-DPMNE-së, i rrezikon NATO-n dhe Bashkimin Evropian, Si BDI dhe si shqiptarë nuk kemi dilema”, porositi Mexhiti.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi theksoi se ideja e Evropës është ideja e konsensualitetit.

“Nuk e bëjmë këtë për bindje ndaj dikujt, këtë e bëjmë për vendin tonë, për vetveten. Për barazinë e të gjithë qytetarëve”, theksoi Arifi, duke theksuar se shqiptarët edhe një herë duhet të dëshmojnë se janë faktorë pa të cilët vendi nuk do të jetë në NATO dhe në BE.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm