E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

BDI: Fotografia mes Kocevskit dhe Toshkovskit ironi e hidhur për drejtësinë, ato pamje duhet të ishin skenë hetimi

Fotografia e djeshme e Prokurorit të Përgjithshëm Kocevski dhe Ministrit të Brendshëm Toshkovski, duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit, është një ironi e hidhur për drejtësinë dhe provë për shtetin e kapur nga pusheti, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

 

Në vend të atij duarshtrengimi, sipas tyre, ajo pamje duhej të ishte një skenë hetimi, ku Ministri i Brendshëm jep llogari për rolin e tij në tragjedinë e Koçanit.

 

“Për më shumë se një vit, një klub nate funksionoi pa licencë, me dijeninë e plotë të zinxhirit komandues të policisë lokale. Pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për shkeljet e rënda, përfshirë praninë e të miturve, përdorimin e drogës dhe materialeve piroteknike, asnjë veprim nuk u ndërmor.

Kjo neglizhencë çoi në humbjen tragjike të mbi 60 jetëve dhe plagosjen e mëse 200 personave.

 

Në vend që të shfaqte ndjeshmëri dhe të merrte përgjegjësi, Ministri Toshkovski vazhdon të shmang çdo lloj përgjegjësie morale apo ligjore.

 

Kjo sjellje përforcon përceptimin e një shteti të kapur, ku drejtësia është selektive dhe e ndikuar politikisht.

 

Kërkojmë që Prokuroria të veprojë me pavarësi dhe integritet, duke hetuar, pa vonesë dhe pa ndikime politike, të gjithë ata që kanë dështuar në detyrën e tyre për të mbrojtur qytetarët. Drejtësia nuk mund të jetë një shfaqje për media; ajo duhet të jetë një realitet i prekshëm për çdo qytetar.

 

Familjet e viktimave dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë përgjigje dhe drejtësi të vërtetë, jo memorandume bosh, premtime të rreme dhe fajtorë kujdestarë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Mickoski paralajmëron mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësin që të ketë zgjedhje...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads