Atentati me kallashnikov/ Thellohet tragjedia në Prishtinë, ndërron jetë i plagosuri i dytë!

Zyrtarë të QKUK-së kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

“Ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot pasdite në rrugën “Muharrem Fejza” janë plagosur fillimisht katër persona, dy prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkohë edhe dy persona tjerë të plagosur vazhdojnë të trajtohen në QKUK, transmeton KosovaPress.

Policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm