ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar qeverinë dhe koalicionin VLEN për neglizhencë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi edhe pas katër muajsh prej daljes së ASH-së nga qeveria, posti i zëvendësministrit vazhdon të mbetet vakant.

 

Sipas kësaj partie, mosplotësimi i vendit ka lënë hapësirë për diskriminim të thellë ndaj shqiptarëve, ndërsa ministri aktual nga radhët e VMRO-DPMNE-së po ndjek një agjendë antishqiptare. ASH thotë se gjatë kësaj periudhe janë marrë gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, prej të cilave vetëm 14 i janë dhënë shqiptarëve.

 

“Ky është një tregues i qartë se komuniteti shqiptar është i lënë pas dore dhe nuk ka kush ta mbrojë interesin e tij”, thuhet në reagimin e Aleancës.

 

ASH ngre pyetjen nëse VLEN e ka humbur këtë pozicion dhe nëse do të emërohet së shpejti ndonjë kuadër maqedonas, duke përmendur emrin e Petar Bogojevskit, i cili në të kaluarën ka quajtur ushtarët e UÇK-së “banda terroriste”. Po ashtu, partia rikujton figurën e Arben Fetait, dikur i përfolur si përfaqësues i ASH-së, i cili sipas saj ka humbur dhjetëra pozicione në qeveri.

 

“Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga Qeveria dhe VLEN për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes. Është e papranueshme që një shtet anëtar i NATO-s të lejojë anomali të tilla në institucionet e sigurisë”, përfundon reagimi.(INA)

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm