Ali Ahmeti bashkë me Thaçin, Veselin e Haradinajn zbulojnë shtatoren e heroit, Xhavit Haziri

Në oborrin e shtëpisë së kulturës `Xhavit Haziri`në Obiliq, u bë përurimi i shtatores së atdhetarit emërin e të cilit e mban ky objekt.
Pjesë në ketë ceremoni të përurimit mori edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari në detyrë Kadri Veseli.
Përveç këtyre, aty u panë edhe figura të tjera nga skena politike, deputetë e aktivistë të tjerë si edhe bashkëpunëtori i Xhavit Hazirit nga Maqedonia, Ali Ahmeti.
Përurimi i kësaj shtatoreje u bë me rastin e ditëlindjes së 59-të të Xhavit Hazirit, kurse më 17 shtator mbushën 21 vjet nga zhdukja e tij, kur u rrëmbye në Prishtinë nga shërbimi sekret serb në mënyrë tinëzare.
Xhavit Haziri ishte promotor i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit jugosllav, ndërsa dha kontribut edhe në luftën për liri e ribashkim kombëtar, që nga vitet 80-të, ishte i paluhatshëm me veprimet në organizatën ilegale – LPK dhe, në kuadër të kësaj organizate, do të formojnë e strukturojë edhe UÇK-në.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm