Ahmeti në protestë: Lufta e UÇK-së ishte vetëm dhe vetëm çlirim, nuk ishte tradhtare e as terroriste

Ali Ahmeti, përveç që mori pjesë në protestën e 7 gushtit në Prishtinë, të organizuar nga OVL-UÇK-ja, mbajti edhe një fjalim, ku ndër të tjera u shpreh se UÇK-ja asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, asnjëherë nuk ka vrarë fëmijë e pleq, se lufta e saj ishte çlirim dhe se UÇK-ja nuk është kundër asnjë populli në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Shqiptarët nga të gjitha anët, nga Struga, nga Gostivari, Shkupi, Kumanova, vërshonin rrugët me pjesëmarrjen në këtë protestë për drejtësi. Vendi ynë i bashkuar si një trup i vetëm, por neve na është rrezikuar nderi dhe dinjiteti, prandaj sot si një tru jemi këtu për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Që nga viti 1994, kur filloi t’i komunikojë qëllimet e saj, UÇK i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Gjenevës. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, asnjëherë nuk ka vrarë fëmijë e pleq. Lufta e saj ishte vetëm dhe vetëm çlirim. Lufta e saj nuk është kundër asnjë populli, asnjë etnie në Kosovë. Nuk është luftë tradhtare e as terroriste. UÇK me udhëheqësit e saj sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike duke e sjellë Perëndimin, Amerikën dhe Evropën në Ballkan”, tha Ahmeti.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm