E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Para 64 vitesh në Shkup ka rënë rresht kaq ditë borë

Për historinë e Shkupit janë shkruar kronika të shumta nga historianë të ndryshëm ndër shekuj, por nuk janë të rralla as rrëfimet e më të moshuarve për histori, nga të cilat disa edhe thuaja të pabesueshme për këtë nënqiell, e që kanë ndodhur jo më larg se para gjashtë dekadave, përkujton zase.mk.

Gjërat më të çuditshme që i kanë ndodhur Shkupit në periudhën e viteve 1955-1963 janë: Bora e pabesueshme që ka rënë plot 105 ditë pa pushuar, vërshimet e mëdha të vitit 1962 dhe gjithsesi ajo që te çdo shkupjan zgjon emocionet më të mëdha kur përmendet viti 1963 – tërmeti katastrofal.

Në rrethana shumë të çuditshme në dimrin e vitit 1955/56 në Shkup kaq rënë borë plot 105 ditë pandërprerë. Për këtë dimër të çuditshëm ka shumë pak informata dhe atë shumë pak banorë të moshuar të Shkupit e kujtojnë. Radioja për çdo ditë ka lajmëruar për reshje të reja bore deri në ditën e fundit të stuhisë, e kjo ka qenë dita e 105-të e dimrit të stërzgjatur 1955/56.

Burrat për çdo ditë i kanë pastruar rrugët që të mund të shkojnë në punë, ndërsa centimetrat e borës së shtresuar me çdo ditë vetëm janë shtuar. Bllagoja, tani një gjysh, edhe sot e kësaj dite e mban mend mirë këtë kohë për shkak se ka qenë i detyruar që disa kilometra ta mbajë në krahë gruan e vet atëherë të re nga lagjja e Draçevës deri te Spitali i Shtetit për ta lindur vajzën e tyre të parë.

Vërshimi i madh i Shkupit në vitin 1962
Më 16 nëntor 1962 pas reshjeve të mëdha të shiut lumi Vardar e ka vërshuar Shkupin. Lumi ka vërshuar gjithsej 5.000 shtëpi dhe pothuajse të gjitha lagjet kanë qenë nën ujë. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, porse tragjedinë e vërtetë Shkupi e përjetoi një vit më vonë – më 26 korrik 1963.

Mëngjesin e asaj dite, në orën 05:17, një tërmet i fuqishëm e rrafshoi qytetin, duke marrë mbi 1.000 viktima.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads