E diel, 1 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Sot në Komunën e Çairit u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të shkrimtarit dervendas Sabri Zirap Dauti

Sot në Komunën e Çairit u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të shkrimtarit dervendas Sabri Zirap Dauti dhe njëkohësisht u promovuan post-mortum katër veprat e tij , njofton derveni.info

Mirfat Sabri Dauti, djali i poetit të ndjerë Sabri Dauti sot në Akademinë Përkujtimore dhe promovimin e 4 veprave të prindit të tij mbajti edhe fjalim :

Të nderuar të pranishëm,

Të respektuar punonjës të arsimit, të kulturës dhe mbi të gjitha ju poet të fjalës së shkruar.

Gjatë kësaj moshe që kam, më duhet të pranoj, që nuk kam pas rastin të marë pjesë në ndonjë akademi përkujtimore.

Sot, në praninë tuaj, pas gjithë këtyre fjalë miradie që ndëgjova për prindin tim, aq shumë më kapluan emocionet, sa për një çast mendova se babai është kthyer nga amshimi dhe po qëndron i ulur në këtë sallë bashkë me ne.

Ju sot, folët për jetën dhe veprimtarinë e Tij,

Une dua të them vetëm dy fjalë për ndjenjat që përjetuam sot në këtë akademi.

Vërtetë jemi në dimër dhe moti po bënë të ftohtë, por unë, nuk gjej dot fjalët si të përshkruaj aromën dhe ngrohtësinë e beharit, që pas 20 viteve lot në sy, Ju sot ia aritët të ngrohni zemrat e lënduara dhe të ktheni buzëqeshjen në fëtyrën e gjyshes dhe gjyshit tim, të cilët, njëherit janë nëna dhe babai i shokut tuaj, poetit tonë, mësuesit dhe babait tim, Sabri Zirap Dauti.

Për këtë gëzim, që ju sot e sollët në familjen tonë, nuk gjej dot fjalët e duhura dhe më meritore, se si tju falenderohem juve dhe në veçanti Zotërinjve: Z. Daut Dauti, Azam Dauti dhe Rahim Ganiu.

Përzemërsisht dhe me respekt, përkulem para Juve.

Të nderuar adhurues së fjalës së shkruar,

Zonja dhe Zotërinj,

Duke qenë mirënjohës dhe falenderues për nderimin që ia dedikuat prindit tim, Unë në emër të nënës sime, gjyshit, gjyshes dhe mbar familjes DAUTI, Ju përcjellë nga shpirti – fal me shëndet prej neve,

Me shpresë që këtë respekt të cilin e treguat sot,
ua kthefshim për gëzime dhe dasma në familjet e juaja.

JU FALEMNDERIT

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads