Vendet nga rajoni – Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria – nuk e kanë mbështetur iniciativën, shkruajnë mediat në Bosnjë. Kështu, Maqedonia e Veriut ka dalë kundër NATO-s, anëtare e së cilës është, ndërsa ka mbështetur Rusinë dhe Serbinë, dy shtetet më armike të aleancës më të madhe ushtarake në botë
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thirrur mbledhje urgjente pasi Polonia, për herë të parë në historinë që kur është anëtare në OKB, ka kërkuar reagim urgjeng për shkak të shkeljes së hapësirës së saj ajrore dhe sulmeve nga dronët rusë.
Ambasadori i përhershëm i Polonisë në OKB, Kristof Secerski, në kërkesë ka theksuar se qëllimi është “shprehja e shqetësimit të thellë dhe tërheqja e vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare për një shkelje flagrante tjetër të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, të kryer nga Federata Ruse”.
Sipas kërkesës, Federata Ruse, duke sulmuar territorin e Ukrainës natën e 9 shtatorit, ka kryer nëntëmbëdhjetë shkelje me dronë të hapësirës ajrore polake.
“Dronët kanë paraqitur kërcënim real për popullsinë civile, infrastrukturën dhe sigurinë e aviacionit dhe janë neutralizuar parandalueshëm. Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 2022, integriteti territorial i Polonisë, dhe njëkohësisht i NATO-s dhe hapësirës ajrore të BE-së, është shkelur në përmasa masive. Këtij incidenti i kanë paraprirë shkelje të shumta të mëparshme të hapësirës ajrore polake nga Rusia”, theksohet në kërkesë.
Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit është kërkuar sepse, siç theksohet, “veprimet e pamenduara të Rusisë nuk përbëjnë vetëm shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe një përshkallëzim destabilizues që e afron gjithë rajonin me konflikt më shumë se kurrë në vitet e fundit”.
“Ky provokim është mosrespektim i thellë ndaj përpjekjeve kolektive të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës dhe për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. I falënderojmë Republikën e Koresë, që kryeson Këshillin, për thirrjen e mbledhjes. E shfrytëzuam këtë mundësi që t’i përsërisim thirrjen Federatës Ruse që menjëherë ta ndërpresë agresionin ushtarak kundër Ukrainës, të heqë dorë nga provokimet e mëtejshme dhe t’i përmbahet obligimeve të përcaktuara me Kartën e OKB-së. Përshkallëzimi nuk mund dhe nuk do ta hapë rrugën për paqe. Vetëm respektimi i parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve mund të krijojë kushtet për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, Evropë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Nënshkrues të kësaj kërkese janë 42 vende nga e gjithë bota, përfshirë Bosnjë eHercegovinën, ndërsa vendet nga rajoni – Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria – nuk e kanë mbështetur iniciativën, shkruajnë mediat në Bosnjë. Kështu, Maqedonia e Veriut ka dalë kundër NATO-s, anëtare e së cilës është, ndërsa ka mbështetur Rusinë dhe Serbinë, dy shtetet më armike të aleancës më të madhe ushtarake në botë. (koha.mk)

