Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë 30 deri në 37 gradë Celsius.

 

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë Celsius.

 

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të shtunën në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshme lokale dhe bubullima të rralla. Nesër do të fryjë erë e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme nga perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa gjatë fundjavës era do të ndryshojë drejtim në verior me intensitet mesatar, përgjatë Vardarit kohë pas kohe me intensitet të përforcuar. Temperaturat do të jenë në ulje.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Isni Lutfiu emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë

Sot kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi ka...

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të...

Mexhiti: Parku “Rinia” në Fushë Topanë me hapësira të reja për rekreacion

Shkup, 5 qershor – Parku “Rinia” në Fushë Topanë...

Artikuj të ngjashëm