Sot kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi ka emëruar drejtor Isni Lutfiun drejtor të shkollës fillore “Bajram “Shabani” në Kondovë, njofton derveni.mk.

Kam kënaqësinë të njoftoj se është emëruar Isni Lutfiu drejtor në Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë.
Njëkohësisht, shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për udhëheqësinë e kaluar për kontributin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e shkollës.
Jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me përkushtim dhe bashkëpunim, në të mirë të shkollës dhe nxënësve tanë.
I uroj suksese në këtë detyrë të re!, shkruan në faqen e tij në facebook kryetari Elmazi./derveni.mk

