Për të dytën ditë me radhë, të mërkurën shpërthyen përleshje të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të qeverisë serbe, në një përshkallëzim të madh pas mbi nëntë muajsh protestash të vazhdueshme kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.
Incidenti më i rëndë u regjistrua në qytetin verior të Novi Sadit, ku mbështetës të presidentit hodhën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj protestuesve, pranë selisë së Partisë Progresive Serbe (SNS). Protestuesit reaguan duke thyer xhamat e ndërtesës, ndërsa policia speciale ndërhyri duke formuar kordone sigurie, por tensionet u rritën më tePërleshje mes protestuesve dhe mbështetësve të SNS-së në Serbi, Vuçiq: S’do të ketë luftë civile, po merren masa për të “pastruar rrugët”j.

