Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke ndjekur kështu një procedurë të kërkuar sipas Marrëveshjes së Përzhinos.
“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me marrëveshjen dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.
Sot në Kuvend pritet të votohet Qeveria e re teknike, e kryesuar nga ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

