E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Zëvendësimi i tabelave! “Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore” fajin e hedh tek BDI!

BDI është fajtore për tabelat e vendosura në pikat e pagesave rrugorë pa gjuhën shqipe thonë nga VLEN. Zv drejtori I ndërmarrjes publike Rrugët shtetërore në një reagim me shkrim deri te KLAN Maqedoni edhe pse tanimë 8 muaj është në këtë postë dhe subjekti që ai përfaqëson është pjesdë e qeverisë , fajin e kërkon tek ish partia në pushtet BDI. Por njëkohesishtë fajin e kërkon edhe tek ligji për gjuhët.

 

NAZIM TAIPI zv drejtor i Rrugëve Shtetërore

 

“NP Rrugët Shtetërore, para disa viteve nën udhëheqien e BDI-LSDM ka pasur projekt për rehabilitimin e rrugëve të vendit. Në suaza të atij projekti është parashikuar edhe sinjalizimi i rrugëve, respektivisht projekti i komunikacionit të miratuar nga MPB (Ministria e Punëve të Mbrendshme). Kompania e cila ka pas këtë projekt, ka punuar sipas projektit dhe njëjtë si në rastin e vendkalimit kufitar në Bllacë nuk është parapa gjuha shqipe.Pas reagimit tonë ato tabela janë larguar. Ne po përballemi me paqartësi si rezultat i ligjit për gjuhët në kontekstin e 20%. Ky ligj le shumë hapsirë për veprime të gabuara. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, sidomos në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Ne angazhohemi, që raste të tilla si në të kaluarën të mos përsëriten.”

 

Ndaj këtyre veprimeve provokuese të ndërmarrjes publike rrugët shtetërore, regaojnë edhe qytetarët. Pas kamerave ata komentojnë se kjo është e tepërt dhe pyetën se me para të qytetarëve tallen pasi ata paguajnë për çdo ditë ndërsa tabelat ndryshohen sipas dëshirave të politikanëve.

 

Në fundjavë u vendosën tabela të reja dhe ato të përparshmet ku qëndronte gjuha shqipe u zëvendsuan vetëm në gjuhën maqedonase. Pas reagimeve në media të nesrmen të njejtat u larguan dhe ende nuk janë vendosur tabela të reja. /tvklan.mk

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads