Këto ditë në Saraj angazhimi i organeve kompetente me ‘NP Rrugë dhe Rrugica’ ka rezultuar me një punë të hajrit. Gjegjësisht është ringjyrosur infrastruktura rrugore me vija të bardha për këmbësorët (Zebrat) në rrugën kryesore në vendbanimin Saraj. Duke pas parasysh se kjo rrugë ësjtë mjaft frekuente por në të kalojnë edhe nxënësit e shkollës fillore por edhe të mesme, ringjyrosja e vijave të bardha ka qenë shum e nevojshme për sigurinë e njerëzve por edhe zbukurimin e rrugës kryesore në Saraj.
Por a mjafton vetëm kjo apo duhet vendosur edhe semafora në këtë rrugë, kjo mbetet të vlersohet nga organet kompetente për siguri në trafik. Kohën e fundit gjithnjë e më të shpeshta janë kërkesat e banorëve për vendosje të semaforave dhe prezencë e shtuar e kontrolleve policore për pjesmarrësit në trafik.
Derveni.info ju sjell foto të huazuara nga rruga dhe ngjyrosja e zebrave në rrugë:


