Zaev: Vazhdon bashkëqeverisja më BDI-në, do të jemi më të koordinuar

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së tha se gjatë mbledhjes  së sotme kanë diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Ai tha se bashkëqeverisja më BDI-në do të vazhdojë dhe beson se këtë mandat do ta çojnë deri në fund.

Kemi diskutuar edhe për situatën politike si dhe për marrëdhëniet me BDI-në. Diskutuam për amendamentet dhe ramë dakord që në të ardhmen do te duhet t’i koordinojmë më shumë veprimet tona. Unë besoj se do të vazhdojmë bashkë ta përfundojmë këtë mandat. Mospajtimet janë ndonjëherë të shëndetshme në vendet demokratike. Mbetet në periudhën që vjen ta vazhdojmë koalicionin dhe të jemi më të harmonizuar në bashkëqeverisje- tha Zaev.

Në pyetjen se a do të koalicionit përsëri me BDI-në nëse i fitoni zgjedhjet, Zaev tha se drejtimin e bashkëpunimeve e caktojnë qytetarët me votat e tyre por edhe programet e partive. “Është shumë e rëndësishme që programet dhe planet të përputhen. Gjithashtu partitë duhet të mësojnë nga gabimet që kanë bërë në të kaluarën,” u përgjigj Zaev

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Artikuj të ngjashëm