E premte, 18 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

“Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest

Wizz Air do të anulojë linjën Shkup-Budapest nga 9 marsi, pa një shpjegim zyrtar nëse do ta kthejë atë në tetor. Biletat për kryeqytetin hungarez nuk mund të blihen më në faqen e rezervimit.

 

Kjo është linja e shtatë që mbyllet vitin e fundit, pas Salzburgut, Bremenit, Këlnit, Kopenhagës, Stokholm dhe Luksemburgut.

 

Në vitin 2023, Wizz Air mori subvencione për fluturimet në Lubjanë, Salzburg, Luksemburg dhe Shtutgart, por vetëm linja Shkup-Ljubljanë mbeti aktive. Në njoftimin e ri të subvencionimit të qeverisë, kompania mori mbështetje për Lyon, Barcelonë dhe Shtutgart, me detyrimin për t’i mbajtur ato për tre vjet.

 

Politika e re e qeverisë subvencionon destinacionet në vend të linjave ajrore, për të reduktuar varësinë nga Wizz Air, e cila përbën 50-60% të trafikut ajror të Maqedonisë. Kompania ka katër avionë A320 në Shkup, një më pak se më parë, që tregon një reduktim gradual të kapacitetit. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads