E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

VLEN-i në zgjedhje lokale bashkë apo ndaras?

Si do të dalë koalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, bashkë apo veç e veç?

Siç dihet, koalicionin e përbëjnë katër parti dhe nga të katërtat u përpoqëm të kuptojmë se çfarë plani kanë?

Deputeti i Alternativës, Bekim Sali na tha se katër partitë do të dalin bashkë, mirëpo ende nuk dihet si do t’i ndajnë komunat.

“-Në zgjedhjet lokale do të dilni bashkë si VLEN në rrethin e parë?

-Po, patjetër, bashkë kemi filluar, bashkë do të vazhdojmë.

-A keni biseduar se si do t’i ndani komunat?

-Jo ende, do të jemi bashkë e dini koalicion 4 partish, kështu që zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Bekim Sali, AAA/VLEN.

Edhe Fatmir Sadriu nga radhët e Lëvizjes Besa na tha se në zgjedhje do të dalin bashkë, mirëpo shtoi se krerët e partive ende janë në diskutime.

“Ne si koalicion kemi garuar së bashku në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe padyshim që së bashku do të garojmë edhe në zgjedhjet lokale me kandidat më të mirë të mundshëm në 16 komunat që gravitojnë shqiptarët”, tha Fatmir Sadriu, Lëvizja BESA/VLEN.

Pyetëm edhe në ASH-në e drejtuar nga Taravari, por nuk morëm një përgjigje konkrete. Na thanë që për përgjigje ti referohemi qëndrimit të djeshëm të koalicionit, ku shkruajnë se “si Koalicion VLEN akoma nuk i kanë ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare”.

TV21 dje mësoi se Taravari po insiston që në rrethin e parë, katër partitë të garojnë veçmas, ndërsa në rrethin e dytë të bashkojnë forcat si koalicion, por nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, insistojnë që të garojnë si koalicion që në rrethin e parë.

Për këtë përgjigje kërkuam edhe nga LD, por deputetja e Feride Haxhiu nga kjo parti, shmangu të përgjigjet,

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads