More

    Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

    Nën patronazhin e kreut të kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojmë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera. Në grupin e punës, janë kycur më shumë institucione, përfshirë TVM 2, universitetet dhe profesorë e ekspertë.

    “Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postale me figurën e Skenderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, prmovimi i së ciës do të bëhet të mërkurën filllimisht në Maqedoni dhe më pas pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj ku do jem dhe unë prezent dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të vecanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të vecanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.

    Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të shpallur këtë vit si vitin e Skëndërbeut, edhe në Maqedoni do të shënohen të gjitha datat e rëndësshme për shqiptarët sivjet. Manifestimet nuk do të mbesin vetëm me shënimin e përvjetorit të vdekjes së Skëndërbeut.

    Do të festohet edhe përvjetori i 140 Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili gjithsesi festimin kryesor do ta ketë në Kosovë. Më vonë këtë vit, do të shënohet edhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit më 22 nëntor të 2018, ku padyshim që barrën kryesore të zhvillimit të Manifestimeve do të duhet ta mbajë Maqedonia. E do të jenë festimet për alfabetin e shqioptarëve ato që do të përmbyllin manifestimet grandioze për Vitin e Skëndërbeut.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...