More

    (VIDEO) Zv/ministri mbron ministren, deklarata e saj është keqinterpretuar

    Pas deklaratës së bujshme për librat e gjuhëve nga ministrja e Arsimit e që më pas kërkoi falje, është deklaruar edhe zëvendësi i saj Lulzim Aliu. Ai thotë se një dezinformim i qëllimshëm për të krijuar huti. Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkecës, thotë Aliu, tashmë janë përgatitur dhe janë distribuar tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe për arsimin fillor sipas konceptit të ri për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.

    LULZIM ALIU, ZV/MINISTËR I ARSIMIT

    Janë në proces tekstet për klasën e shtatë, meqë këtë vit duhej të vazhdohej me konceptin e ri, ndërkaq klasa e tetë dhe e nëntë vazhdojnë sipas programit të vjetër dhe librat janë, sipas programeve ekzistuese. Kjo ka të bëjë me tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe”.

    Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës zotohet ai, po bëhen përpjekjet maksimale që deri në fillim të vitit shkollor të sigurohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore që janë miratuar nga Komisioni nacional i librave, por pranon se akoma nuk janë të gjithë librat edhe pse viti i ri shkollor nisë për rreth 20 ditë.

    Ministrja e Arsimit Vesna Janevska, para dy dite tha se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit mësojnë gjuhët e huaja nga serialet televizive, pasi gramatika nuk u nevojitet. Por, menjëherë në opinion kishte lum reagimesh, e që bëri që ministrja një ditë më vonë të kërkoj falje. Ajo tha se nuk është shprehur mirë pasi nuk e ka pasur fjalën për gjuhët e huaja por për lëndën Kultura dhe gjuha e bashkësive.

    Emine Ismaili /SHENJA/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...